Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, I.E, për shkak të veprave penale “Deklarimi i rremë” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.
I pandehuri I.K., akuzohet se me datën 7 gusht të këtij viti, në cilësinë e dëshmitarit në Gjykatën Themelore të Pejës, deklaron rrejshëm se derisa ishte në vendin e tij të punës, si punëtor i kompanisë “Comando” e cila ruan laurat e parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, nuk i kishte parë personat e dyshuar,të cilët me kamionin e tyre ishin duke transportuar dru të vjedhura. Në fakt i pandehuri I.K., mesnatën e datës 21 shkurt të këtij viti, ishte takuar paraprakisht me të pandehurin N.I., për të cilin ishte në dijeni se i njëjti se bashku me dy të pandehurit tjerë M.K., B.P., kanë kryer veprën penale “Vjedhje pylli”, dhe të njëjtit nuk i lajmëron fare tek organet përgjegjëse.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë. /Sinjali/