image Aktakuzë ndaj djalit të Nenad Rashiqit e 7 personave tjerë për rrahjen në Llapnasellë

Drejtësi

Aktakuzë ndaj djalit të Nenad Rashiqit e 7 personave tjerë për rrahjen në Llapnasellë

news image

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj Nikolla Rashiqit, djali i Nenad Rashiqit dhe 7 personave të tjerë lidhur me rrahjen e 22 shkurtit të vitit të kaluar në fshatin Llapnasellë të Graçanicës, derisa Nikolla po dilte nga shkolla.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve C.Z., L.K., B.Z., D.N.,M.J., D.R. dhe N.R., pasi në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale pjesëmarrja në rrahje.

Ndërsa ndaj të pandehurit M.R., për shkak të veprës penale lëndimi i rëndë trupor.

Sipas aktakuzës, më 22.02.2021, rreth orës 11:00, në fshatin Llapnasellë në Graçanicë, përkatësisht në afërsi të shkollës fillore “Miladin Mitic”, i pandehuri N.R., së bashku me të pandehurit e lartcekur (shokët e tij), pas disa provokimeve me fjalë të cilat i pranon nga një i mitur, për shkak të një mosmarrëveshjeje paraprake, i mituri fillimisht e shtynë të pandehurin N.R.  Ndërkaq ky i fundit e godet me grusht në fytyrë dhe në këtë mënyrë fillon rrahja në mes të dy grupeve të të pandehurve, ku si rezultat i rrahjes, i pandehuri N.R., pëson lëndime të rënda trupore, ku me këtë të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale pjesëmarrja në rrahje.

Prokuroria njofton se po ashtu, në datën, kohën dhe vendin e njëjtë, me qëllim të shkaktimit të lëndimeve trupore gjatë rrahjes, me mjet të fortë dhe të përshtatshëm, i pandehuri M.R., e godet në fytyrë N.R., i cili si rezultat i goditjes ka pësuar lëndime të rënda trupore-me dëmtim të përhershëm të shëndetit.

Andaj, Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallet fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila iu vihen në barrë.

/GazetaSinjali/