image Aktakuzë ndaj 31-vjeçarit që dyshohet se e dhunoi 13-vjeçaren nga Gjakova për 7 ditë

Drejtësi

Aktakuzë ndaj 31-vjeçarit që dyshohet se e dhunoi 13-vjeçaren nga Gjakova për 7 ditë

news image

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Egzon Krasniqit, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç njofton Prokuroria, “më 23 shtator 2021,  i pandehuri sipas marrëveshjes paraprake me të miturën, me veturën e tij e ka pritur të njëjtën në dalje të fshatit Janosh, Komuna e Gjakovës, ku së bashku kishin shkuar në shtëpinë e të pandehurit, në fshatin Vitomericë, Komuna e Pejës.

Nga data 23 shtator 2021 e deri më 29 shtator 2021, për të iu shmangur familjarëve e policisë, kanë lëvizur në lokacione të ndryshme, ku gjatë gjithë kësaj kohe i pandehuri e ka detyruar të miturën, të kryej marrëdhënie seksuale në vazhdimësi.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/