image Aktakuzë ndaj 20 personave, dyshohet se iu mundësuan sirianëve kalimin e paligjshëm të kufirit Kosovë-Serbi

Drejtësi

Aktakuzë ndaj 20 personave, dyshohet se iu mundësuan sirianëve kalimin e paligjshëm të kufirit Kosovë-Serbi

news image

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj 20-të personave, nën dyshimin për kontrabandim me migrantë.

Nga kjo prokurori kanë bërë të ditur inicialet e të dyshuarve e që janë S.S., B.P., Sh.Xh., H.M., H.D., R.A., M.K., IS., T.F., H.K., B.E., A.I., V.N., R.N., A.N., A.P., M.P., N.K., B.H., dhe I.S.

Ndaj të dyshuarve ekziston dyshimi i bazuar se kanë organizuar kontrabandimin e migrantëve, shtetas të huaj sirianë, me qëllim të përfitimit.

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ti dënojë sipas ligjit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit kanë organizuar kontrabandimin e migrantëve – shtetas të huaj sirianë, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë pasurore nga hyrja e paligjshme e personave në Republikën e Kosovës e të cilët nuk ishin shtetas të Republikës së Kosovës, duke u mundësuar të njëjtëve kalimin e kundërligjshëm të kufirit Kosovë-Serbi”, thuhet në njoftimin e prokurorisë

/GazetaSinjali/