Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale ka zhvilluar një operacion policor brenda ndërmarrjes publike “Pallati i Rinisë” në Prishtinë, që rezultoi me të arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.
Me urdhër të Prokurorisë Speciale janë kryer kontrolle dhe numri i të arrestuarve tashmë ka shkuar në dy.
Siç merr vesh Sinjali, dy personat e prangosur dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për ushtruesin e detyrës së kryeshefit në zyrën për Financa dhe ish-menaxherin e Prokurimit.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.