Policia e Kosovës gjatë mëngjesit të së shtunës ka njoftuar se është duke kryer një aksion policor në lidhj me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Te “Tre Rrokaqiejt” është gjetur një “sasi e madhe e armëve dhe mjeteve eksplozive”, ka konfirmuar Policia për Gazetën Sinjali.
“Gjatë kontrollit në njërin nga Tre Rrokaqiejt, janë gjetur mjete shpërthyese dhe armë”, tha zëvendësdrejtori rajonal për veri, Veton Elshani.
“Janë gjetur mjete shpërthyese dhe armë dhe tani ekipi i EOD i KFOR-it është në pritje”.
Armët që janë gjetur kanë të bëjnë me rastin e sulmit në Banjskë që udhëhoq nga kryekrimineli Milan Radojiçiq.
Njëkohësisht, Policia e Kosovës shtoi se aksioni po kryhet në katër lokacione në veri.
Megjithatë, nuk specifikuan se për cilat lokacione të tjera bëhet fjalë.