Prokuroria e Policia në Pejë sot zhvilluan aksion kundër fajdeve dhe arrestuan 15 të dyshuar. Përveç arrestimeve, sekuestruan një vlerë të madhe parash, vetura, armë e prona të të dyshuarve. Por në pranga të Policisë ende s’ka rënë edhe një i dyshuar. Sinjali mëson se i dyshuari për fajde që ndodhet në arrati është Besnik Lajqi.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se edhe Lajqi është në mesin e personave që po hetohen nga Prokuroria si të dyshuar për veprën penale “fajdeja”.
Në aksionin kundër fajdes sot janë sekuestruar:
45 mijë e 700 para të gatshme,
10 vetura,
12 armë të zjarrit,
Mbi 540 fishekë
15 telefona.
Sinjali sot publikoi ekskluzivisht emrat e personave të arrestuar gjatë aksionit kundër fajdes që u zhvillua nga Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me Policinë e Kosovës.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.