image 8 të arrestuar gjatë aksionit kundër kontrabandës

Siguri

8 të arrestuar gjatë aksionit kundër kontrabandës

news image

Policia e Kosovës ka dalë me njoftim të ri pas aksionit të zhvilluar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut.

Policia ka njoftuar se gjatë aksionit janë arrestuar tetë persona. Gjashtë prej të arrestuarve janë shqiptarë, një është serb dhe një boshnjak

  • R. K. (1957) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Pejës,
  • A. K. (1979) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Prishtinës,
  • M.N. (1990) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Mitrovicë Jugu,
  • I.Z. (1982) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Mitrovicë Jugu,
  • A.D. (1995) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Mitrovicë Jugu,
  • M. Dz.(1958) mashkull kosovar/boshnjak nga rajoni i Mitrovicës Veri,
  • I. H. (1975) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Mitrovicës Veri,
  • M. L. (1978) mashkull kosovar/serbe nga rajoni i Mitrovicës Veri,

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe mallra dhe dëshmi të ndryshme të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra euro, të cilat shërbejnë si prova materiale, të cilat kanë qenë të vendosura në lokacione të ndryshme, lokale afariste, magazina/depo etj.

“Operacioni policor ka përfunduar, situata në pjesën veriore të Mitrovicës është qetësuar, përderisa veprimet e mëtejme policore janë duke u realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Doganën e Kosovës dhe organet e drejtësisë”, ka njoftuar Policia.

/Gazeta Sinjali/