Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion ku janë kryer bastisje në disa lokacione që dyshohej se kryheshin veprime kriminale. Ky aksion ka rezultuar me arrestimin e dhjetëra personave të dyshuar për trafikim me migrantë dhe sekuestrimin e autobusëve të cilët dyshohet se janë përdorur për të kontrabanduar shtetasit e huaj, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se bastisje janë kryer edhe në kompaninë turistike ‘Boletini Turist’ nga Mitrovica, ku është arrestuar edhe një zyrtar i kësaj kompanie, Enver Boletini.
Po ashtu është sekuestruar edhe një autobus që dyshohet se është përdorur për kontrabandim me migrantë.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur cak i bastisjeve kanë qenë tri kompani turistike, përfshirë edhe ‘Bashkimi Reisen’ nga Prizreni, ku po ashtu është arrestuar vëllai i pronarit, Labinot Ukaj dhe është sekuestruar një autobus.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.