image Aksioni kundër fajdes në Pejë e Gjakovë/ Kjo është shuma e parave që Policia sekuestroi

Siguri

Aksioni kundër fajdes në Pejë e Gjakovë/ Kjo është shuma e parave që Policia sekuestroi

news image

Gazeta Sinjali dje raportoi se gjashtë persona janë arrestuar si të dyshuar për fajde, në rajonin e Pejës dhe të Gjakovës. Në mesin e tyre edhe ish-komandanti i brigadës 133, Azem Veseli.

Lidhur me këtë aksion, Policia ka dhënë më shumë detaje.

FAJDE & DETYRIM & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Pejë (NN) 15.09.2021 – 13:00. Nga njësiti i hetimeve pran Drejtorisë për hetimin e krimit të organizuar lidhur me veprat e cekura në dy lokacione  në flagrancë janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë arrestimit te të  dyshuarit janë gjetur mjete financiare – para të gatshme të cilat viktima i kishte paguar këste për fajde. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 3300 (tremijë e treqind) euro para të gatshme, dy pistoleta, një pushkë e gjuetisë, 89 fishek, dy vetura si dhe dokumente të ndryshme relevante për rast. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

FAJDEJA

Pejë, 12.09.2021 – 13:00. Me datën 16.09.2021 janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër të dy kosovarë nën dyshimin se kishin kryer veprën e cekur për të cilin rast kishte raportuar viktima mashkull kosovar. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, Rasti vazhdon të hetohet.

FAJDE & DETYRIM

Gjakovë (NN) 16.09.2021 – 14:00. Nga njësiti i hetimeve pran Drejtorisë për hetimin e krimit të organizuar lidhur me veprat e cekura  në flagrancë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë arrestimit te i dyshuari janë gjetur mjete financiare – para të gatshme të cilat viktima i kishte paguar këste për fajde. Nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 10.000 (dhjetëmijë) euro para të gatshme, një veturë dhe një telefon. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/