image Aksioni i Krimeve Ekonomike/ Nisin bastisjet dhe arrestimet në Pejë

Siguri

Aksioni i Krimeve Ekonomike/ Nisin bastisjet dhe arrestimet në Pejë

news image

Gazeta Sinjali raportoi mëngjesin e sotëm që Prokuroria së bashku me Departamentin Special të Policisë së Kosovës për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, do të zhvillojnë një aksion policor, me qëllim të arrestimit të disa zyrtarëve publikë, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe jo vetëm.

Gazeta Sinjali ka arritur që të sigurojë pamjet e këtij aksioni në Komunën e Pejës.

Gazeta Sinjali merr vesh se është arrestuar një inspektor i Ndërtimit (emër i njohur për redaksinë).

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit video dhe fotografi nga aksioni policor në Drejtorinë e Inspektoratit dhe Kadastër.

Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë për detajet e këtij aksioni./Gazeta Sinjali/