Aksioni i Njësisë së Krimeve Ekonomike dhe Prokurorisë Themelore në Pejë është zhvilluar në tri komuna të vendit: Pejë, Istog dhe Klinë.
Gazeta Sinjali merr vesh se në prangat e Policisë së Kosovës nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, kanë përfunduar dy zyrtarë të Komunës së Istogut:
Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Jashar Blakaj,
Shefi i divizionit në Drejtorinë e Urbanizimit, Rexhep Blakaj.
Ndërkaq, Sinjali mëson se policia ka rrethuar me shirita edhe zyrën e zyrtarit për projekte në këtë drejtori, Rrustem Gashit, i cili nuk është gjetur aty.
Mirëpo, burimet e gazetës bëjnë të ditur se ndaj tij ka të lëshuar urdhërarrest.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/