image Aksioni ‘Brezovica’/ Ish-kryeshefi i AMMK-së Ilir Morina në mesin e të arrestuarve

Siguri

Aksioni ‘Brezovica’/ Ish-kryeshefi i AMMK-së Ilir Morina në mesin e të arrestuarve

news image

Ish-kryeshefi i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), Ilir Morina, është në mesin e shtatë personave që u arrestuan sot në kuadër të aksionit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj për rastin ‘Brezovica’.

Gazeta Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, mëson se Morina është dërguar në mbajtje.

Prokurori i rastit, Rasim Maloku, ka thënë për Gazetën Sinjali se aksioni ka përfunduar dhe më vonë do të dalin në një konferencë për medie ku do japin detaje lidhur me aksionin.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka vazhduar aksionin ‘Brezovica 3’ ku janë bastisur 12 lokacione të ndryshme në Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan. 

Deri më tani janë arrestuar shtatë (7) persona, tre (3) prej tyre ish- zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër (4) pronar të kompanive ndërtimore, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit, si dhe ushtrim i ndikimit.“, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se më 21 dhjetor 2021, gjatë aksionit ‘Brezovica’ u arrestuan 10 persona, ndër ta edhe ish-kryetari i Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq.

Ai po dyshohet se në cilësinë e kryetarit të Shtërpcës ka pranuar ryshfet me qëllim të lëshimit të lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar ‘Sharri’, në vikend zonën e Brezovicës.

/GazetaSinjali/