Gjatë aksionit të sotëm të Prokurorisë Themelore në Pejë janë bastisur gjithsej dhjetë lokacione ku janë gjetur dhe sekuestruar bimë narkotike, kokainë e armë zjarri. Lidhur me rastin janë ndaluar shtatë persona, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një komunikate për media, Prokuroria njofton se gjatë bastisjeve në komunën Gjakovë janë sekuestruara rreth 500 gram narkotikë të dyshuar të llojit kokainë, ndërsa gjatë bastisjes në komunën e Deçanit në disa lokacione janë sekuestruara dhe asgjësuar rreth 180 bimë të mbjella të narkotikëve të llojit marihuanë, në sasi totale mbi 100 kilogramë, vlera e së cilës kap shifrën e më së paku 600 mijë eurosh.
“Gjatë Gjithashtu, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe armë, telefona, para kesh dhe prova tjera materiale të cilat do shërbejnë për ndriçimin e kësaj çështje penale”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarit do të hetohen për veprat penale “Kultivimi i bimës se hashashit, shkurres se kokainës apo kanabisit” dhe “Blerja, posedimit, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor kundër tyre do paraqes kërkesën për caktimin e masës se paraburgimit në Gjykatën kompetente.