image Aksion në Brezovicë, nis sekuestrimi i disa vilave

Siguri

Aksion në Brezovicë, nis sekuestrimi i disa vilave

news image

Prokuroria Themelore e Ferizajt në koordinim me Policinë e Kosovës është duke zhvilluar një aksion që ndërlidhet me rastin e njohur si “Brezovica”.

Cak i këtij aksioni janë vilat të cilat dyshohet se janë ndërtuar jashtëligjshëm në Zonën e Parkut Kombëtar “Sharri”, ka bërë të ditur për Sinjalin kryeprokurori Shukri Jashari.

Deri më tani janë sekuestruar dy prej tyre, teksa aksioni po vazhdon.

“Ky operacion është duke zhvilluar për identifikimin dhe sekuestrimin e villave në Brezovicë, më saktësisht në zonën e dytë të Parkut Kombëtar të Sharrit”, ka thënë Jashari.

/GazetaSinjali/