Policia e Kosovës në asistim të Doganës së Kosovës ka nisur një aksion kundër kontrabandës sot në dy lokacione të ndryshme.
Siç mëson Sinjali një depo është duke u kontrolluar në veri të vendit nga Policia Kufitare dhe dogana, nën dyshimet se malli i kontrabanduar është shpërndarë në disa vendet të tjera të Kosovës.
Bastisjet janë duke u kryer në Lagjen e Boshnjakëve. Sinjali do të ju mbajë të informuar me detajet e reja nga Policia.