Hetimet Rajonale në Policinë në Prizren në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë zhvilluar një aksion të enjten që rezultoi me arrestimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprat penale fajde dhe detyrim. I dyshuari tashmë ndodhet në mbajtje, raporton Gazeta Sinjali.
Operacioni policor u zhvillua lidhur me rastin e 1 marsit dhe rezultoi me kapjen e të dyshuarit, që ishte cak i organeve të rendit.
Siç merr vesh Sinjali, personi që u prangos dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë ka kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të dhënies së borxhit, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës.
Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.