Një person është arrestuar sot në Prishtinë nën dyshimet për kryerjen e veprave penale, Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Përvetësimi në detyrë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë aksioni është realizuar në koordinim me Hetuesit e Doganës së Kosovës.
I dyshuar është ndaluar me urdhër të Prokurorit të shtetit për një periudhë prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor thuhet se do të parashtrohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!