image Aksion i Policisë në Gjakovë: Arrestohet edhe një person për vjedhjen e 200 mijë € nga shtëpia e shehut të Teqesë së Madhe

Siguri

Aksion i Policisë në Gjakovë: Arrestohet edhe një person për vjedhjen e 200 mijë € nga shtëpia e shehut të Teqesë së Madhe

news image

Pas një muaji hetime, Policia ka arritur që të identifikojë edhe një person që dyshohet të jetë i përfshirë në vjedhjen e rëndë në shtëpinë e shehut të Teqesë së Madhe në Gjakovë. Gjatë aksionit për arrestimin e të dyshuarit janë sekustruar edhe disa dëshmi që provojnë përfshirjen e të dyshuarve, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali. 

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për U.Th., 38-vjeçar, i cili ka rënë në prangat e Policisë gjatë një aksioni të zhvilluar për prangosjen e tij.

Me rastin e bastisjeve të zhvilluara, janë sekuestruar dy vetura si dhe një sasi e parave që dyshohet  se janë vjedhur më 22 maj nga shtëpia e shehut.

38-vjeçari dhe i dyshuari tjetër, Xhevat Thaçi, që u arrestua më 9 qershor, po dyshohen për vjedhjen e  200 mijë eurove, para të gatshme, të cilat ndodheshin brenda dy kasafortave.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/