Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas një hetimi disa mujor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit, ku janë bastisur disa lokacione, raporton Gazeta Sinjali.
Aksioni rezultoi me arrestimin e gjashtë personave, si të dyshuar për pjesëmarrje në grup kriminal dhe shitblerje e shpërndarje të drogës.
Personat e arrestuar janë SH.K., A.K., G.H., N. J., K.M. dhe A. M. dhe ndaj tyre, Prokuroria Speciale ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.
“Gjatë këtij aksioni janë arrestuar gjashtë persona mbi bazën e dyshimit se kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, nga neni 277 par. 1 të KPRK-së, lidhur me veprat penale “Blerja posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, nga neni 267 par. 2 lidhur me nenin 275 par. 1 nën par. 1.9 të KPRK-së.”
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.