image Aksion i Policisë dhe Prokurorisë në Pejë: Arrestohet një person i dyshuar për fajde

Siguri

Aksion i Policisë dhe Prokurorisë në Pejë: Arrestohet një person i dyshuar për fajde

news image

Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë ka zhvilluar një aksion kundër fajdes, që rezultoi me arrestimin e një personi të dyshuar, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se pas veprimeve të ndërmarra, i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

“Prokurori i shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për hetimin e Krimit të Organizuar dhe sektorin e hetimeve rajonale të Policisë së Pejës, pas veprimeve të caktuara hetimore, ka arrestuar dhe ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Fajde”.

Pas arrestimit, i dyshuari do intervistohet nga hetuesit policor, kurse prokurori i shtetit ka urdhëruar që i pandehuri të ndalohet për 48 orë.

Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do t’i ndërmarrë veprimet ligjore për sigurimin e prezencës se të pandehurit në procedurë penale.

Ju bëjmë apel të gjitha viktimave të fajdeve që pa hezitim t’i raportojnë rastet tek Prokurori i shtetit apo Policia e Kosovës.”

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

/GazetaSinjali/