image Aksion i Policisë dhe AUV-it në rajonin e Pejës, gjobiten 8 lokale që shkelën masat antiCOVID

Siguri

Aksion i Policisë dhe AUV-it në rajonin e Pejës, gjobiten 8 lokale që shkelën masat antiCOVID

news image

Policia e Kosovës bashkë me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë po zhvillojnë një aksion në rajonin e Pejës lidhur me respektimin e masave antiCOVID.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, i cili njoftoi se deri më tani janë gjobitur 8 lokale.

“Sot kemi qenë në inspektim në regjionin e Pejës. Kemi filluar inspektimet në qytetin e Pejës. Gjatë inspektimeve kemi hasur në tetë shkelës deri më tani, po flas gjithmonë për persona juridikë dhe ndaj të gjithëve janë shqiptuar masa ndëshkimore me gjobë. Me një rast, në një lokal përveç gjobës nuk ka respektuar urdhërat e inspektorit dhe jemi detyruar, e kemi mbyllë për 24 orë lokalin.

Sonte aksioni në regjionin e Pejës po vazhdon dhe pas orës 12:00, do të shikojmë edhe masat e reja që do të hyjnë në fuqi në ora 00:00 se si po shkon respektimi i tyre”, tha ai për Sinjalin. .

Qeveria ka marrë vendim për kufizim të lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00, si edhe për mbylljen e gastronomisë dhe qendrave tregtare.

/GazetaSinjali/