Policia e Kosovës ka nisur mëngjesin e sotëm një aksion asistimi për rrënimin e 11 shtëpive të pushimit në zonën e njohur si “Plazha e Shqiptarëve” në Ujman, komuna e Zubin Potokut.
Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, aksioni ka filluar rreth orës 07:00, me kërkesë të ndërmarrjes “Ibër-Lepenci” dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
“Që nga ora 07:00 kemi filluar asistimin e Ibër-Lepencit dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Jemi duke asistuar në vendin e quajtur ‘Plazha e Shqiptarëve’, në Ujman, Zubin Potok, ku është planifikuar të rrënohen 11 shtëpi pushimi”, ka deklaruar Elshani për Sinjalin.
Aksioni po zhvillohet në zonën e liqenit të Ujmanit, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me arsyet dhe bazën ligjore të rrënimit të këtyre objekteve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!