image Aksion i Antidrogës në rrugën Klinë - Mitrovicë: Kapen mbi 4 kg marihuanë, arrestohen dy persona

Siguri

Aksion i Antidrogës në rrugën Klinë – Mitrovicë: Kapen mbi 4 kg marihuanë, arrestohen dy persona

news image

Hetimet disa javore të Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Mitrovicë kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar për shitblerje dhe shpërndarje të drogës. Dy të dyshuarit janë arrestuar pas një aksioni të Policisë, që u zhvillua në rrugën Klinë – Mitrovicë, ku edhe u ndaluan të dyshuarit, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë kontrollit të automjetit të të dyshuarve, në një çantë të madhe është gjetur një qese e zezë, brenda së cilës u gjeten (4710) gramë substancë e dyshuar narkotike, e llojit marihuanë.

“Është kontaktuar prokurori përgjegjës i rastit, i cili ka lëshuar vendim për ndalim ndaj dy të dyshuarve nën dyshimin e arsyeshëm se ata kanë kryer vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Lidhur me rastin janë sekuestruar dëshmitë/provat e cekura në vijim :

• Një qese e madhe me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë totale 4710 gram;

• Një automjet Mercedes ngjyrë hiri me targa vendore dhe

• Dy telefona celular.”, ka njoftuar Policia.

/GazetaSinjali/