image Aksion i Antidrogës në Prishtinë: Sekuestrohet kokainë në vlerë të 57 mijë eurove

Siguri

Aksion i Antidrogës në Prishtinë: Sekuestrohet kokainë në vlerë të 57 mijë eurove

news image

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë ka zhvilluar sot një aksion në Prishtinë që ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar dhe sekuestrimin e një sasie të drogës, që kap vlerën e rreth 57 mijë eurove në tregun vendor. I dyshuari është arrestuar në rrugën UÇK, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari, B.S., u ndalua teksa ishte në lëvizje me një automjet të tipit Audi me targa të RKS-së, ku pas kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar shtatë (7) paketime të vogla me peshë rreth (4) gram (e dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë).

20230517 213529

Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Antidroga ka realizuar një operacion kontrolli edhe në shtëpinë dhe banesën e personit të dyshuar në Prishtinë.

Gjatë bastisjes të kontrollit në banesën e të dyshuarit të lartcekur janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale:

  • Substanca narkotike e dyshuar se është kokainë, e ndarë në disa pjesë, me peshë të përbashkët rreth (570) gram, me vlerë tregu vendor rreth (57,000) Euro.
  • Tri (3) peshore digjitale,
  • Njëmijë (1000) Euro, para kesh,
  • 18 Dollar amerikan,
  • 160 Franga zvicerane,
  • 20 Funta angleze,
  • 20 dinar serb,
  • Dy (2) telefona dhe
  • Një (1) Automjet e tipit Audi.
20230517 213426

/GazetaSinjali/