image Aksion i Antidrogës në Prishtinë, arrestohet një person për trafikim me lëndë narkotike (FOTO)

Siguri

Aksion i Antidrogës në Prishtinë, arrestohet një person për trafikim me lëndë narkotike (FOTO)

news image

Njësia e Antidrogës ka zhvilluar sot aksion në Prishtinë, ku ka arrestuar një person, i cili dyshohet se është i përfshirë në trafikim me lëndë narkotike, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit i është gjetur një sasi e drogës dhe armë, teksa i është bastisur edhe shtëpia.

“I dyshuar M.P., (viti i lindjes 1999, mashkull kosovar), është ndaluar në Prishtinë dhe gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 25 gr., lëndë narkotike, dyshohet të jetë kokainë, po ashtu atij i është gjetur edhe një revole me pesë fishekë dhe një thikë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda-Prishtinë, në konsultim dhe autorizim të tij, është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit në një fshat të Prishtinës. Aty janë gjetur edhe 42.5 gr., lëndë narkotike, dyshohet të jetë kokainë dhe një pushkë gjuetie me gjashtë fishekë. Po ashtu si provë materiale janë sekuestruar edhe një peshore digjitale, një veturë, një telefon dhe prova tjera që lidhen me rastin.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve’.

Me vendim të prokurorit, i njëjti ndalohet për 48 orë.

/GazetaSinjali/