image Aksidentohet vetura zyrtare në rrugën Gjakovë-Klinë, nuk dihet a ka të lënduar

Sinjalizime

Aksidentohet vetura zyrtare në rrugën Gjakovë-Klinë, nuk dihet a ka të lënduar

news image

Një veturë me targa zyrtare “3Z” është përfshirë në një aksident në rrugën Gjakovë-Klinë, rreth orës 17:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç shihet në fotografinë që kanë ardhur në adresë të Gazetës Sinjali, vetura ka pësuar dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme.

Ende nuk dihet se a ka të lënduar nga ky aksident.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar. /Gazeta Sinjali/