Aksidentet në trafik janë një ndër dukuritë më shqetësuese në vendin tonë, që më së shpeshti ndodhin për shkak të pakujdesisë së shoferëve që rrezikojnë të gjithë pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, mosrespektimit të rregullave të trafikut. Jo rrallëherë në aksidente përfshihen edhe veturat e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka ndodhur edhe dje te pika kufitare te Qafa e Prushit në Gjakovë, ku një veturë zyrtare është vetaksidentuar si pasojë e pakujdesisë.
Sinjali mëson se deri te aksidenti ka ardhur pasi vetura ka dalë jashtë rrugës, për shkak se nuk ishte ndaluar siç duhet nga ana e zyrtarit policor. Zyrtari policor që e kishte parkuar veturën nuk ka pësuar lëndime, ndërkohë që janë shkaktuar dëme në automjet.
Në lidhje me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse, thonë burimet e Sinjalit.