image Aksidentohet një autobus, 8 të vdekur dhe 48 të plagosur në Hungari

Evropë

Aksidentohet një autobus, 8 të vdekur dhe 48 të plagosur në Hungari

news image

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Hungari, ku të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 48 të tjerë janë lënduar pas rrokullisjes së një autobusi me pasagjerë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur sot në mëngjesin e hershëm në qytetin Szabadbattyan, jo shumë larg nga qyteti Szekesfehervar.

Mes të lënduarve ka disa persona që janë në rrezik për jetën, raporton AA, përcjell Gazeta Sinjali.

Policia hungareze ka bërë të ditur se ka nisur hetime për shkaqet që çuan në aksidentin e autobusit. /GazetaSinjali/