Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve, që ka ndodhur sot, në fshatin Drenoc të Klinës, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një furgon dhe një veturë.
“Sot rreth orës 17:20, Policia është informuar se në fshatin Drenoc-Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një Kombi dhe një veturë, si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lëndime trupore, të lënduarit janë dërguar ne Spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova.