image Testet e ADN-së do t’u dorëzohen sot autoriteteve bullgare të hetimit

Rajon

Testet e ADN-së do t’u dorëzohen sot autoriteteve bullgare të hetimit

news image

Analiza e ADN-së e mostrave të marra nga familjet e viktimave në aksidentin e rëndë në Bullgari duhet të përfundojnë sot në mesditë, të cilat po kryhen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup.

Prokuroria Publike pret që sot hetuesit nga Republika e Bullgarisë t’i marrin këto mostra dhe t’i bëjnë analizat”, deklaroi sot në mëngjes prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski në lidhjen online për televizionin bullgar “Bulgaria on Air”, raporton Alsat.

Nga aksidenti tragjik i autobusit në Bullgari humbën jetën 44 persona dhe tetë të tjerë u lënduan./GazetaSinjali/