image Aksidenti tragjik në Kroaci/ Konfirmohen dy viktima nga Komuna e Junikut

Sociale

Aksidenti tragjik në Kroaci/ Konfirmohen dy viktima nga Komuna e Junikut

news image

Në mesin e dhjetë kosovarëve që ndërruan jetë si pasojë e autobusit që u aksidentua gjatë së dielës në Kroaci, janë edhe dy gra nga Komuna e Junikut.

Kështu kanë bërë të ditur nga kjo komunë, duke njoftuar se bëhet fjalë për Leonora Gjota-Kolmekshaj dhe Gjyle Malokun.

Postimi i plotë:

TË TRONDITUR NGA AKSIDENTI TRAGJIK I MËRGIMTARËVE TANË NË KROACIKomuna e Junikut përjetoi rënd ngjarjen e ndodhur në autostradën Sllavonski Brod në Kroaci, ku në aksidentin tragjik humbën jetën dhjetra mërgimtar tanë, në mesin e tyre udhëtimi i fundit për në vendlindje tek familjarët që i prisnin ishte për bijën tonë Leonora Gjota-Kolmekshaj dhe nënën tonë Gjyle Maloku, bashkqytetar të tjerë arritën të mbijetojnë për të cilët lutemi për shëndetin e tyre duke iu uruar shërim dhe të iu bashkohen familjeve në Kosovë sa më të shpejt.Ngushëllime të gjithë familjarëve që humbën të dashurit e tyre dhe gëzimi i tyre për tu bashkuar u kthye në pikëllim e dhimbje.Ngushëllime familjes Gjota, Kolmekshaj dhe Maloku!/Gazeta Sinjali/