Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 44 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, fillimisht ishte e vështirë për t’i identifikuar, disa orë pas tragjedisë, policia arriti të bënte lidhjen e viktimave me dokumentet e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Në mesin e viktimave nga kompania “Deva Tours”, e kanë konfirmuar për Sinjalin se është edhe njëri nga shoferët.
Sinjali mëson se ai është Naser Sylmetaj i cili është nga Grecina e Hasit, Komuna e Gjakovës.
Krahas shoferit edhe dy udhëtare të tjera nga Gjakova kanë humbur jetën në aksidentin tragjik në Kroaci.
Bëhet fjalë për nënë e bijë Erlinda dhe Valentina Binakaj.
Lajmi është konfirmuar nga xhaxhai i Valentinës në një posim në Facebook.
“Sapo morëm lajmin Se dy pjestare të familjes sonë Binakaj humben jetën në aksidentin tragjikë që ndodhi sot ne Kroaci, gruaja e vëllaut tim Sylës, Valentina Binakaj si dhe vajza Erlinda Binakaj.Unë shpreh ngushëllime dhe garjetin e Zotit për të gjithë familjarët që humben më dashurit e tyre në këtë tragjedi.Me pikëllim të thellë Rasim Binakaj”, ka shkruar ai.