image Aksidenti tragjik në aksin Lezhë-Shkodër – ndërrojnë jetë gjyshërit, i lënduar një 6-vjeçar me prindërit e tij

Shqipëri

Aksidenti tragjik në aksin Lezhë-Shkodër – ndërrojnë jetë gjyshërit, i lënduar një 6-vjeçar me prindërit e tij

news image

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë – Shkodër, në afërsi të fshatit Fishtë.

Një automjet është përplasur me një kamion me targa serbe dhe, si pasojë, ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.

Gjyshja 56 vjeç humbi jetën në vendngjarje dhe 4 persona të tjerë u plagosën, të gjithë anëtarë të një familjeje, mes tyre një 6-vjeçar.

Në mjet me 6 vjeçarin udhëtonin prindërit e tij dhe gjyshërit.

Të gjithë të plagosurit u transportuan drejt spitali të traumës në Tiranës, ku në gjendje më të rëndë fillimisht ishin i mituri dhe gjyshi i tij, të cilët u intubuan. Pas mesnate gjyshi rreth 64 vjeç nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/