Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë, më saktësisht në “Rrugën C”, ku një këmbësore është goditur nga një automjet.
Sipas disa pamjeve, ngjarja ka ndodhur derisa këmbësorja po tentonte të kalonte rrugën te vendkalimi për këmbësorë.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, ku kanë dhënë detaje nga aksidenti.
Në një prononcim për Sinjalin, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se incidenti kishte ndodhur rreth orës 19:30, ndërkohë që një person është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Ahmeti shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut.