image Aksidenti në Kroaci/ Avokati i Popullit kërkon nga autoritetet të monitorojnë zbatimin e ligjeve
[wp-story id="814678"]

Sociale

Aksidenti në Kroaci/ Avokati i Popullit kërkon nga autoritetet të monitorojnë zbatimin e ligjeve

news image

Pas aksidentit tragjik që ndodhi dje në Kroaci, Avokati i Popullit ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të merren seriozisht me monitorimin e zbatimit të ligjeve përkatëse, në veçanti të Ligjit të Punës dhe Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Në një njoftim për media nga Avokati i Popullit kanë thënë se kanë përcjellë në vazhdimësi zbatimin e ligjeve përkatëse që kanë të bëjnë me kushtet e punës, sigurinë dhe shëndetin në punë, për çfarë edhe kanë hapur hetime sipas detyrës zyrtare dhe se do të dalin me konstatime dhe rekomandime konkrete për autoritetet përkatëse.

Njoftimi i plotë:

Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës u shprehë ngushëllimet më të përzemërta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik në Sllavonski Brod, Kroaci dhe njëherësh i uron shërim të shpejtë bashkatdhetarëve tanë të lënduar në këtë aksident.


Me këtë rast, Avokati i Popullit i shprehë mirënjohje autoriteteve të Republikës së Kroacisë për reagim të shpejtë dhe vënien në dispozicion të resurseve dhe kapaciteteve të saj në trajtimin e të lënduarve dhe të mbijetuarve nga ky aksident tragjik.


Është koha e solidarizimit me bashkatdhetarët tanë të përfshirë në​ këtë aksident dhe me familjet e tyre. Avokati i Popullit u bën thirrje autoriteteve kompetente të Republikës së Kosovës që seriozisht të merren me monitorimin e zbatimit të ligjeve përkatëse, në veçanti të Ligjit të Punës dhe Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.


Avokati i Popullit në vazhdimësi ka përcjellë zbatimin e ligjeve përkatëse që kanë të bëjmë me kushtet e punës, sigurinë dhe shëndetin në punë, për çfarë edhe ka hapur hetime sipas detyrës zyrtare dhe se do të dalë me konstatime dhe rekomandime konkrete për autoritetet përkatëse.

/GazetaSinjali/