Pas aksidentit tragjik që ndodhi dje në Kroaci, Avokati i Popullit ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të merren seriozisht me monitorimin e zbatimit të ligjeve përkatëse, në veçanti të Ligjit të Punës dhe Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
Në një njoftim për media nga Avokati i Popullit kanë thënë se kanë përcjellë në vazhdimësi zbatimin e ligjeve përkatëse që kanë të bëjnë me kushtet e punës, sigurinë dhe shëndetin në punë, për çfarë edhe kanë hapur hetime sipas detyrës zyrtare dhe se do të dalin me konstatime dhe rekomandime konkrete për autoritetet përkatëse.
Njoftimi i plotë:
Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës u shprehë ngushëllimet më të përzemërta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik në Sllavonski Brod, Kroaci dhe njëherësh i uron shërim të shpejtë bashkatdhetarëve tanë të lënduar në këtë aksident.
Me këtë rast, Avokati i Popullit i shprehë
mirënjohje autoriteteve të Republikës së Kroacisë për reagim të shpejtë dhe
vënien në dispozicion të resurseve dhe kapaciteteve të saj në trajtimin e të
lënduarve dhe të mbijetuarve nga ky aksident tragjik.
Është koha e solidarizimit me bashkatdhetarët
tanë të përfshirë në këtë aksident dhe me familjet e tyre. Avokati i Popullit
u bën thirrje autoriteteve kompetente të Republikës së Kosovës që seriozisht të
merren me monitorimin e zbatimit të ligjeve përkatëse, në veçanti të Ligjit të
Punës dhe Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
Avokati i Popullit në vazhdimësi ka përcjellë
zbatimin e ligjeve përkatëse që kanë të bëjmë me kushtet e punës, sigurinë dhe
shëndetin në punë, për çfarë edhe ka hapur hetime sipas detyrës zyrtare dhe se
do të dalë me konstatime dhe rekomandime konkrete për autoritetet përkatëse.