Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Pejë–Prishtinë, në fshatin Jabllanicë.
Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete.
Të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat që çuan deri te aksidenti.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!