Gazeta Sinjali raportoi për një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi” sot rreth orës 15:00, me ç’rast një person ka marrë lëndime të rënda.
Nga Spitali i Ferizajt kanë thënë për Gazetën Sinjali se një person i moshës rreth 34-vjeçare fillimisht është dërguar në emergjencën e këtij spitali për trajtim.
Por sipas spitalit i njëjti ka pasur lëndime të rënda dhe menjëherë është dërguar në QKUK.