image Konfirmohet aksidenti mes trenit dhe veturës në Drenas, lëndohet një person

Siguri

Konfirmohet aksidenti mes trenit dhe veturës në Drenas, lëndohet një person

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në fshatin Shtrubullovë të Drenasit, ku një veturë është përplasur me një tren, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e përplasjes, një person ka pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin për Gazetën Sinjali, duke bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore.

“Sot rreth orës 09:00 në fshatin Shtrubullovë të Drenasit , ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një treni. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe shikimin e vendit të ngjarjes.”, tha ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/