Kushtet atmosferike e kanë vështirësuar qarkullimin në komunikacion, e për pasojë janë shkaktuar dhjetëra aksidente, raporton Gazeta Sinjali.
Një tjetër aksident trafiku ka ndodhur ditën e sotme në magjistralen Pejë – Prishtinë, ku ka qenë e përfshirë një autobus dhe një veturë.
Lidhur me këtë është deklaruar edhe Policia e Kosovës, ku për pasojë janë lënduar tre persona.
“Me datë 25.12.2024 rreth orës 13:30 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë një automjet dhe një autobus, si pasojë e këtij aksidenti nga njësitë policore raportohet për 3 persona të cilët kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.
Sinjali siguroi edhe pamje nga ky aksident i ndodhur ditën e sotme.