image Aksidenti me fatalitet në Lipjan, ky është personi që dyshohet se e goditi për vdekje çiklistin - dërgohet në mbajtje

Siguri

Aksidenti me fatalitet në Lipjan, ky është personi që dyshohet se e goditi për vdekje çiklistin – dërgohet në mbajtje

news image

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur pasditen e së mërkurës në Magure të Lipjanit rezultoi me fatalitet, duke humbur jetën një person. Ngjarja kishte ndodhur pasi një automjet dyshohet se goditi një çiklist, teksa vdekja ishte konstatuar në vendin e ngjarjes, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sinjali mëson se shoferi që dyshohet se goditi me fatalitet çiklistin është Fatlum Seferi.

Sinjali zbuloi më herët edhe identitetin e personit që humbi jetën në aksident, i cili ishte Hisret Adiq, 55-vjeçar.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Në njoftimin që e lëshoi Policia, u bë e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Një mashkull kosovar (çiklist) ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara pasi është goditur nga një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim te prokurorit është dërguar ne mbajtje“, u tha në njoftim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/