image Aksidenti i rëndë në Fushë Kosovë, të lënduarit dërgohen në QKUK

Siguri

Aksidenti i rëndë në Fushë Kosovë, të lënduarit dërgohen në QKUK

news image

Një aksident i rëndë ku janë përfshirë disa vetura ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku njëra prej tyre është rrokullisur, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se Policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes, teksa sipas informacioneve të para së paku dy persona kanë marrë lëndime.

Të lënduarit tashmë po dërgohen në QKUK, mëson tutje Sinjali.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar edhe kolona, siç shihet në pamjet e mëposhtme.

/GazetaSinjali/