image Aksidenti i rëndë me 11 të lënduar, bllokohet trafiku në Prishtinë

Siguri

Aksidenti i rëndë me 11 të lënduar, bllokohet trafiku në Prishtinë

news image

Kolona të gjata janë krijuar në Prishtinë si pasojë e aksidentit që ndodhi në Veternik, ku u lënduan 11 persona, raporton Sinjali.

Sipas pamjeve të siguruara nga Sinjali, aksidenti duket i rëndë dhe që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe se tashmë është bllokuar trafiku në Prishtinë.

Kolona të gjata shihen në pjesën e Veternikut.

Në video shihet një kamion që duket se ka dalë nga rruga, e që ka tërhequr edhe anësoren e rrugës.

Nga Policia kanë bërë me dije se në aksident janë përfshirë 1 kamion dhe 11 vetura.

/GazetaSinjali/