image Aksidenti fatal në Shqipëri, dyshohet se shoferi humbi jetën pas një ataku kardiak

Shqipëri

Aksidenti fatal në Shqipëri, dyshohet se shoferi humbi jetën pas një ataku kardiak

news image

Shkaku i aksidentit fatal në autostradën Tiranë-Durrës dyshohet të ketë qenë një atak kardiak i pësuar nga shoferi i autobusit.

Sipas burimeve të A2 CNN, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka pësuar një atak kardiak pak minuta para aksidentit, duke humbur kontrollin e autobusit. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se shoferi dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e këtij problemi shëndetësor.

Ndërkohë, drejtuesi i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, ka deklaruar se autobusi nuk është përplasur me asnjë automjet tjetër.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/