Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Veternik të Prishtinës, ku janë ndeshur disa vetura, raporton Gazeta Sinjali.
Në pamjet e publikuara, shihet se në aksidentin zinxhiror janë përfshirë së paku katër vetura, të cilat kanë pësuar dëme të mëdha materiale.
Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, e as si është gjendja e tyre.
Redaksia e Sinjalit ka kontaktuar Policinë për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigje.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.