image Aksident tragjik në rrugën Lushnjë–Tiranë, humb jetën çiklisti

Shqipëri

Aksident tragjik në rrugën Lushnjë–Tiranë, humb jetën çiklisti

news image

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar pak para mesnatës në autostradën Lushnjë–Tiranë, në afërsi të urës mbi lumin Shkumbin.

Sipas raportimeve, një automjet tip “Benz” ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë në rrugë. Përplasja ka qenë fatale, duke bërë që viktima të humbë jetën në vendngjarje.

Nga të dhënat e para të hetimeve, dyshohet se çiklisti po lëvizte në mes të karrexhatës, ndërsa drejtuesi i automjetit ka tentuar të devijojë mjetin, por nuk ka arritur të shmangë përplasjen.

Viktima është identifikuar si Taulant Veliu, rreth 30 vjeç, banues në fshatin Grabjan të Bashkisë Divjakë.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë Policia Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kanë bllokuar përkohësisht qarkullimin në drejtim të Tiranës për të kryer veprimet procedurale dhe për të dokumentuar aksidentin.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/