image Aksident tragjik në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua

Siguri

Aksident tragjik në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua

news image

Një aksident i rëndë trafiku ka tronditur mëngjesin e sotëm magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, ku një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 në fshatin Studime, ku sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë dy automjete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, për Sinjalin ka konfirmuar se si pasojë e përplasjes një grua ka ndërruar jetë, ndërsa disa persona kanë pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente dhe zjarrfikësit, ndërsa njësitet policore kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet që çuan deri te aksidenti.

Policia u ka bërë apel drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shmangin shpërqendrimet gjatë vozitjes.

Rasti mbetet nën hetim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/