image Aksident tragjik në Itali, mes llamarinave të shkatërruara humb jetën një shqiptar

Rajon

Aksident tragjik në Itali, mes llamarinave të shkatërruara humb jetën një shqiptar

news image

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 19 Majit në Castelnuovo di Bergonovo në Itali, ku një shqiptar, 43 vjeç, ka humbur jetën pasi u përplas me një pemë.

Mediat italiane shkruajnë se viktima është Dritan Mera, 43-vjeçar, i cili e ka kaluar mbrëmjen në shoqërinë e miqve të tij në një lokal në zonë, por teksa po shkonte drejt La Pernice, ka humbur kontrollin e makinës së tij.

Mera u gjet pa ndjenja në timon mes llamarinave të shkatërruara dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë nga aty, por fatkeqësisht lëndimet e marra ishin të rënda dhe ai kishte ndërruar jetë.

Aksident fatal Castelnuovo Valtidone 01

/GazetaSinjali/