image Aksident tragjik në Itali, dy të rinj humbin jetën në përplasjen mes dy kamionëve

Evropë

Aksident tragjik në Itali, dy të rinj humbin jetën në përplasjen mes dy kamionëve

news image

Një aksident i rëndë mes dy kamionëve ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në Itali, duke shkaktuar vdekjen e dy të rinjve, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas mediave italiane, përplasja ndodhi rreth orës 06:45. Në këtë ngjarje, një person tjetër mbeti i lënduar rëndë dhe po merr trajtim mjekësor. Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe policisë.

Pamjet nga aksidenti tregojnë dëme të mëdha materiale dhe situatën e rënduar të personave të përfshirë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/